Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 kemi marrë informatën se në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit”.

“Njesitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.Sipas informacioneve që kemi është jashtë rrezikut per jetë nderkohë që personi i dyshuar është identifikuar dhe i njëjti po kërkohet nga ana e policisë”.