Ambasadori Kosnett takohet me Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur në takim sot Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Gjatë këtij takimi thuhet të jetë diskutuar për procesin zgjedhor të së dielës.

Mustafa ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë ShBA-të Kosovës.

“Ambasadori Kosnett ishte i kënaqur me atë se sa mirë shkoi procesi zgjedhor, me daljen e lartë në votime, dhe për faktin se kishte aq shumë përqendrim në çështjet për të cilat shqetësohen votuesit. Ai tha se pret një përqendrim të ripërtërirë në përparim kundër korrupsionit, në ekonomi, dhe në dialog me Serbinë drejtë arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të sjellte stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon”, thuhet në njoftimin për media.

Në takim e pranishme ishte edhe kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, nën kryetari Agim Veliu, nënkryetari Lutfi Haziri dhe Vlora Dumoshi.