Teuta Arifi viziton mësuesen që i mësoi ABC-në

Me rastin e ditës së arsimit shqip “7 Marsi” Teuta Arifi ka bërë një gjest mjaft simbolik. Ashtu si tradicionalisht ajo filloi agjendën e sajë me vizitën tek mësuesja që i mësoi gërmat e para.

Ajo ka thënë se nuk duhet të harojmë kurrë njeriun që na mësoi ABC-në.

Postimi i Teuta Arifit në Facebook:

“Nuk kishte se të fillonte ndryshe agjenda ime, në ditën e arsimit shqip, pa vizitën tanimë tradicionalisht tek mësuesja ime e nderuar Mensure.

Nuk duhet të harojmë kurrë njeriun që na mësoi ABC-në. Mësuesja është vlerë themeltare e çdo shoqërie. Falemnderit mësuese! Urime Dita e arsimit shqip”!