“Plani i Albin Kurtit për formimin e Qeverisë: Pa pasur fare nevojë për koalicion me LDK-në”

Analisti politik, Petrit Zogaj ka ironizuar në lidhje me formimin e Qeverisë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se Kurtit s’po i ngutet me formimin e Qeverisë.

Sipas tij, Kurti po pret që disa parti të shpërbëhen, disa deputetë të kalojnë në VV dhe disa deputetë nga jashtë VV-së, t’ia votojnë Qeverinë.

Ky është plani i liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shkruar ndër të tjera Zogaj.

“Albini s’po ngutet per koalicion me LDK sepse pas fitores se LV-se po pret qe disa parti politike te shperbehen, disa deputete te kalojne ne LV, disa t’ia votojne qeverine edhe pa kalu ne parti, e keshtu te behet qeveria sic donte e thoshte Kurti gjate fushates zgjedhore. Plani i mire po duket ?”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, kanë kaluar më shumë se dy javë që prej janë certifikuar rezultatet dhe ende nuk ka marrëveshje ndërmjet VV-së e LDK-së.

Posti i presidentit është ai i cili ka bllokuar marrëveshjen ndërmjet dy partive.