Plazhet këtë vit, shumë më tepër publike sesa private

Plazhet këtë vit do të jenë shumë më tepër publike sesa private. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në përgjigje të interesit të qytetarëve lidhur me sezonin turistik.

Rama tha se “do të jemi shumë strikt me këtë, kjo e keqe që na ka zënë të gjithëve do të vijë me të mirën, që do ketë më shumë hapësirë për shqiptarët që të bëjnë plazh pa ju dal përpara njeri që “këtu është tokë e xanun”, por duke zgjedhur hapësirën në plazhin publik”.

“Patjetër që ku ka hotele do ketë plazhe private. Aty ku janë plazhe shumë të populluara do gjendet një zgjidhje e balancuar, por do ketë plazh pa salltanete të mëdha, pa ato shezlongë që s’të lënë të shohësh as rërën”, u shpreh Rama./atsh