Tahiri i AAK-së një “mal” me kritika për Projektligjin për Zyrtarët Publikë

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohen dy projekligje, fillimisht ai për Projektligjin për Zyrtarët Publikë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka thënë se me votimin e këtij ligji do të “varroset meritokracia në shërbimin publik dhe në administrarën shtetërore.

“Punësim dhe drejtësi që ka qenë platforma politke e VV-së dhe tani na vjen një ligj që në thelbin e vetë e varros meritokracinë në shërbimin publik dhe administratën shtetërore”, ka thënë ai në Kuvend.

Ai ka treguar edhe për presionin që do ta kenë të punësuarit në shërbimin publik.

“Secili drejtor që sot e ka mandatin e tretë ai është në presionin e saj se a do t’i vazhdohet kontrata… Ky ligj ka me ju vendos në pozitën ma t’keqe juve e nesër neve. Sot jeni ju nesër do të jemi ne, kushdo që do të jetë ministër të pranojë një emërim politik”, ka thënë ai ndër të tjera.

Më tej, ai ka thënë se qytetarët nuk e kanë votuar Vetëvendosjesn që rekurtimin në pozita publike të bëhet nga Kryesisa e partisë.

“Nuk ka votu për juve me marrë një vendim që e kthen komisioni e partisë shef të rekrutimit.”

“Punësimi, klietelizimi politik, nepotizmi do të jetë tanimë i legalizuar me ligj”, ka thënë ai ndër të tjera ku kërkuar që ky ligj të kthehet prapa.