Po kthehej në shtëpi me motor, e përplas makina, vdes shqiptari, nëna dhe gruaja në spital

Një shqiptar humbi jetën në Itali si pasojë e një aksidenti në Prato. Viktima është 28-vjeç ndërsa identiteti ende nuk dihet.

Mediat italiane mësojnë se shqiptari po kthehej nga puna me motor në momentin që u përplas në një urë nga një makinë.

Goditja ishte fatale për të riun që humbi jetën në vend. Ai ishte i martuar dhe kishte një fëmijë.

Në vendin e ngjarjes shkuan me shpejtësi nëna dhe gruaja e shqiptarit, të cilat të tronditura përfunduan në spital nga dhimbja./Abcnews.al