Po ktheheshin në shtëpi, çifti shokohen nga skena që shohin në mes të rrugës (video)

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në mes të rrugës për një familje australiane, e cila po kthehej në shtëpi pas një udhëtimi.

Tracey Davis dhe familja e saj kanë hasur në mes të rrugës dy kangurë që po ziheshin me njëri-tjetrin. Menjëherë Tracey i tha burrit të ndalonte dhe ka filmuar gjithë këtë skenë.

Videoja që tanimë është virale, tregon dy kafshët që po përleshen me njëri-tjetrin. Tracey ka thënë se ajo shikon kangurë përditë kur shëtit qenin e saj, por me një skenë të tillë nuk ishte përballur më parë.

Videon mund ta shihni këtu