Podujevë: Rrahje mes shtatë pacientëve në Emergjencë, ka të lënduar

Një rrahje mes shtatë personave ka ndodhur në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, raporton Llap.info.

Rrahja ka ndodhur në Emergjencën e Podujevës, ndërkohë që janë përfshirë shtatë qytetarë.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, teksa ka thënë se një i lënduar është dërguar në QKUK.

“Është raportuar se shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovar derisa ishin duke pritur radhazi për t’u kontrolluar në emergjencën e Podujevës, si pasoj e një mosmarrëveshje janë rrahur mes  veti ku  katër prej tyre janë shoqëruar në polici ndërsa tre të tjerët kanë pësuar lëndime trupore , dy nga ata janë duke u trajtuar  në QKMF në Podujevë ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK.  Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia.