Maqedoni e Veriut: 41 të vdekur dhe 303 raste me COVID 19

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,405 teste prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 303 persona.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 127,240 raste me Covid, ndërsa 3,716 pacientë kanë humbur jetën.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 18,000 raste aktive.