Real Madrid fitoi me rikthim ndaj Sociedad (Video)

Real Madrid ka shënuar fitore kundër Real Sociedad në ‘Santiago Bernabeu’ me rezultatin  3 – 1.

Fillimisht, ‘Los Blancos’ e gjetën veten në disavantazh, kur Willian Jose shënoi në minutën e 2’.

Karim Benzema dha përgjigjen e parë në minutën e 37’, pas asistimit të Luka Modric, për rezultatin 1-1. Me këtë gol u vendos rezultati i pjesës së parë.

Federico Valverde e nisi mbarë pjesën e dytë për Real Madrid, duke shënuar golin e dytë të Real Madrid, për epërsinë e parë të tyre, në minutën e 48’.

Golin që vulosi rezultatin e këtij takimi e shënoi ‘Topi i Artë’, Luka Modric, në minutën e 74’ të takimit.

Me këtë fitore, Real Madrid mban hapin me Barcelonën, duke mbajtur pozitën e dytë, me pikët e barabarta me katalanët (28).

https://www.youtube.com/watch?v=24lTf_U_XZ8