Policët e Kosovës gati të reagonin në rast se ekstremistët serbë tentonin të hynin në Kosovë

Disa ekstremistë serbë kanë mbajtur një protestë mesditën e së dielën afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinje.

Gjatë protestës pati edhe përleshje me policinë serbe. Ndërsa situata ishte duke u monitoruar nga afër nga pjesëtarët e KFOR-it.

Në pjesën e Kosovës janë parë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët ishin në gatishmëri që të reagonin në rast se serbët tentonin të hynin në Kosovë, shkruan Demokracia.com.

Protestuesit kanë thyer kordonin policor, mirëpo zyrtarët policorë më pas kanë formuar një kordon të ri më afër kufirit.

E, policia është parë duke e arrestuar një person.

Pas afër 3 orëve protesta ka përfunduar dhe rreth 100 serbë ekstremistë janë larguar nga kufiri në afërsi të Jarinjës.