Policët në luftë me kohën për ta shpëtuar burrin e bllokuar në makinën që po digjej: Mund të na duhet të t’a thyejmë këmbën (video)

Një grup policësh ishin në një garë të madhe kundër kohës, sepse këta policë nga Houston, Teksas, tërhoqën një njeri nga një makinë që ishte duke u djegur, transmeton Telegrafi.

Shoferi 20-vjeçar, Jonathan Morales-Fuentes, e kishte zënë gjumi prapa timonit dhe është përplasur në një pemë.

Ndërsa automjeti shpërtheu në flakë, këmba e tij e djathtë u bllokua.

Mirëpo policia gjatë shpëtimit i kishte thënë atij se mund t’i thyhet këmba sepse i ishte bllokuar. Dhe ashtu ndodhi, policisë iu desh t’ia thyenin këmbën në mënyrë që ta nxirrnin.

Fatmirësisht, Morales-Fuentes po shërohet mirë pas operacionit për kockat e thyera, dhe oficerët ishin relativisht të palënduar.