Policia arreston dy femra në Prizren pasi sulmuan një mashkull – Detyrohen të shkojnë në spital

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, Policia e Rajonit të Prizrenit ka arrestuar në fshatin Lubizhdë dy femra me nënshtetësi të Shqipërisë.

Kjo për arsye se ato kishin sulmuar një mashkull turk me nënshtetësi gjermane.

Viktima dhe të dyshuarat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/