Policia arreston një shtetas nga Maqedonia e Veriut, i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës, konkretisht njësia Fast- Kosova, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe në mbeshtetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë-Ferizaj, sot, më 19.04.2024, pas një pune intensive në terren, kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Ferizaj, një shtetas nga Maqedonia e Veriut.

I dyshuari ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase.

Rasti do të trajtohet në koordinim me organet përkatëse dhe do të zbatohen procedurat e parapara për raste të tilla.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar që pos angazhimeve për të ruajtur rendin e sigurinë e brendshme edhe të angazhohet në thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë.

Lini një Përgjigje