Policia bastis një lokal, arreston pesë persona

Policia në Ferizaj ka arrestuar pesë persona të dyshuar për organizim të jashtëligjshëm të skemave piramidale.

“Me datën 18.09.1019, rreth orës 23:30, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, pas pranimit të informacioneve relevante, me leje të prokurorit kompetent, kanë realizuar një kontroll në një lokal në rrugën “Agim Matoshi” në Ferizaj, ku kanë hasur disa persona të dyshuar duke zhvilluar lojëra të bixhozit të paligjshëm”, bën të ditur policia në një komunikatë.