Të shtëna me armë zjarri në fshatin Përparim, plagosen dy persona

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona. Njëri prej tyre rreth moshës 23-vjeç është në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Përparim të Peqinit.

Ndërkohë policia ka shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të saj si dhe për kapjen e autorëve.