Policia bastisë zyrat e Telekomit

Policia e Kosovës ka nisur një aksion në Telekomin e Kosovës.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se pjesëtarët e policisë së Kosovës kanë hyrë në zyrat e Telekomit për të kryer bastisje.

Bastisjet po kryhen në zyrën e burimeve njerëzore dhe atë të prokurimit.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij aksioni i cili po vazhdon edhe në këto çaste.