Policia bind burrin që tëntoi të bëjë vetvrasje në Gjilan, mjekët e marrin nën përkujdesje

Policia e Kosovës njoftoi sonte se kishte marrë informacion se një person rreth moshës 40-vjeçare është duke tentuar të bëjë vetvrasje në digën e liqenit të Livoçit në Gjilan.

I njëjti, pas negociimit me policë, është bindur të tërhiqet nga ky akt.

Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se personi i cili dyshohej se ka tentuar ta lëndojë vetën te penda e fshatit Livoq i epërm, tani njësitet ndihmëse kanë arritë ta bindin dhe personi është arritur të tërhiqet nga muri. Personi është marrë nga ndihma e shpejtë dhee tani është në përkujdesje të mjekëve. Njësitet tjera janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës, njësitet hetuese, janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti” ka thënë Hashani për Indeksonline.

Kujtojmë se i dyshuari ishte ngjitur në murin e pendës dhe se policia, bashkë me zjarrfikësit, ndihmën e shpejtë, prokurorin dhe psikologun kanë dalur në vendin e ngjarjes me të marrë informatën.

“Ju njoftojmë se më datën 19.01.2024, rreth orës 19:40, kemi pranuar një informatë se te penda e fshatit Livoq i epërme është një person mashkull/kosovar/shqiptar, rreth moshës 40 vjeç duke tentuar të lëndojë veten i cili ka hyp në murin e pendës dhe është duke qëndruar aty. Me pranimin e informatës, janë angazhuar të gjitha njësitet relevante, njësiti zjarrfikësve, ndihma e shpejtë, prokuroi dhe psikolog nga spitali regjional. Deri në këto momente të gjitha këto njësite janë të angazhuar në vendin e ngjarjes duke provuar që të bindin personin që të largohet nga muri i pendës”, kishte deklaruar më herët gjatë mbrëmjes Hashani.