Policia e konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të 4-vjeçarit

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se 4-vjeçari i cili kishte rënë dje në kanalin me ujë të Ibër-Lepencit është gjetur i vdekur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se trupi i 4-vjeçarit është gjetur rreth orës 12:00 dhe është dërguar për obduksion.

“Po, mund të konfirmoj se trupi është gjetur nga ekipet e shpëtimit rreth orës 12:00 në kanalin e Ibër- Lepencit, në fshatin Bukosh. Trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Zahiti.