Policia e Kosovës arreston një person për zhdukjen e djeshme të gjermanes

Njësiti për Hetime të Përgjithshme, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, sot ka arrestuar një person të dyshuar, për një rast të rrëmbimit të raportuar dje, si dhe ka liruar viktimën.

Policia ka njoftuar se i arrestuar me inicialet R.S., wshtw i dyshuar pwr rrëmbimin e njw shtetase gjermane, njofton Klan Kosova.

“Hetuesit policorë, pas grumbullimit të informacioneve në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit të përcjellë me një reagim të shpejtë të tyre, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar, R.S., mashkull, 39 vjeç, shtetas italian”.

“Viktima e rastit, shtetase gjermane, është dërguar për ekzaminim mjekësor, pasi që e njëjta dyshohet se është mbajtur e mbyllur që nga data 3 gusht 2019”.

“Aktualisht personi i dyshuar po intervistohet në objektet policore, ndërkohë që hetuesit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”.