Shtien me armë zjarri në Deçan, arrestohet i dyshuari

Sot rreth orës 15:10, policia ka arrestuar një person në fshatin Lëbushë të Deçanit, pasi që dyshohet se i njëjti nga vetura e tipit “Passat” me targa të Zvicrës, ka shtënë me armë zjarri.

Njësitë përkatëse kanë ndërmarrë masat e nevojshme dhe është arritur që personi i dyshuar të arrestohet në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan, transmeton Klan Kosova.

“Të arrestuarit me inicialet B.T. i lindur në vitin 1970, i është konfiskuar edhe arma e tipit ‘H-K P2000.SK’ që dyshohet të ketë shtënë më të”.

“Po ashtu së bashku më armë janë konfiskuar edhe dy karikator dhe njëzetenëntë 29 copë municion të kalibrit 9×19”.

“Të gjitha veprimet policore janë koordinuar me prokurorin e shtetit, është bërë edhe shikimi i vendit të ngjarjes ku janë gjetur edhe provat dhe dëshmitë tjera të veprës”.