Policia gjermane ndaloi dy shqiptarë në aeroportin e Berlinit, kjo është arsyeja…

Policia gjermane ka ndaluar katër të huaj në aeroportin e Tegel të Berlinit, që nuk kishin leje për në Gjermani, shkruajnë mediat gjermane.
Bëhet fjalë për dy shqiptarë, një turk dhe një iranian, që kishin ardhura nga Athina, përcjell albinfo.ch.
Ata nuk kishin dokumentet në rregull dhe për këtë janë ndaluar. Turku dhe iraniani kanë kërkuar azil.
Për shqiptarët dyshohet se janë punësuar në mënyrë të paligjshme dhe më pas kanë hyrë ilegalisht, derisa nuk kishin leje as për qëndrim në Gjermani.
Dy shqiptarëve iu dha një afat kohor përpara se ata të largoheshin.