Policia jep detaje, identifikohet personi që u gjet i vdekur në rrugën “5 maji”

Një person i pajetë është gjetur sot në drekë në rrugën “5 maji”, në Tiranë.

Policia dha detajet e para rreth ngjarjes. Dyshohet se 66-vjeçari me inicialet J.M, ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia e ndërtesës ku po punonte.

Dyshohet se viktima ishte punëtor i një kantieri ndërtimi, në pallatin pranë, dhe punonte i vetëm, ndaj edhe policia u lajmërua nga kalimtarë të rastit.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 09:00, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim, shtetasi J. M. 66 vjeç, dyshohet se ka humbur ekuilibrin, dhe për pasojë është dëmtuar në kokë, duke gjetur vdekjen.”

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”