Policia jep detaje nga aksidenti në Mitrovicë, ku u lëndua motoçiklisti

Në mesditën e sotshme, një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës mes një veture dhe një motoçiklete.

Indeksonline kontaktoi me zëdhënësi e Policisë, Avni Zahiti rreth këtij aksidenti.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar në mesditën e sotme rreth orës 13:00, aksidenti ka ndodhur në rrugën Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë. Të përfshira në aksident një veturë dhe një motoçikletë, ku si pasojë lëndime ka pësuar motoçiklisti, i cili ka kërkuar tretman mjekësor.”, u shprehë ai.