Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku vdiq një punëtorë i KEDS-it

Një punëtor i Kompanisë për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka vdekur dje si pasojë e goditjes nga një veturë derisa ishte në krye të detyrës.

Rasti kishte ndodhur dje rreth orës 12:17 në fashtin Shajkovc të Podujevës.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur që viktimën e kishte goditur për vdekje një i mitur i cili ishte duke e drejtuar veturën në ato momente.

Sipas policisë viktima ka ndërruar jetë në orën 16:20 dhe trupi i tij është dërguar për obduksion, ndërsa të miturit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

“ Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur) ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe është dërguar në QKUK, ku rreth orës 16:20 ka ndërruar jetë. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion ndërsa, ndaj mashkullit kosovar pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton policia.