Shfaqen ushtarët rusë duke refuzuar të luftojnë në Ukrainë

Një video e xhiruar nga një ushtar rus shfaq një mosbindje ushtarake në Ukrainë – teksa pjesëtarët e një njësiti inxhinierësh ushtarakë kundërshtonin komandantin e tyre dhe refuzonin të luftonin.

Ndërkaq, disa fotografi të dërguara nga një tjetër ushtar i të njëjtit njësit tregojnë pamje nga një bodrum ku ata më vonë u mbajtën në arrest.

Nënat e dy burrave kanë thënë se 20 ushtarë po mbahen në arrest para fillimit të një gjyqi ushtarak./REL