Policia jep detaje për sasinë e armatimit në Prelluzhë

Një qytetar derisa po mblidhte hekura në një hapësirë ka gjetur armë në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Jugore, Avni Zahiti.

Zahiti theksoi se në atë lokacion janë gjetur dy armë të gjata, një sasi e municionit, katër granata dore, një tromblon.

“Në orët e pasdites një qytetarë ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në një hapsirë ku hedhen mbeturinat në hyrje të fshatit Prelluzhë , ka vrejtur dy armë. Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime opertative e hetimore ku nga njësitë përkatëse është bërë petimetri i sigurisë. Gjatë kontrollit në atë lokacion janë gjetur. Dy armë të gjata, një sasi e municonit, kater granata dore, njè tromblon..”, ka thënë Zahiti.