Vëllai i analistit Armend Muja lartëson figurën e presidentit Hashim Thaçi

Liria e mendimit politik është legjitime në demokraci, dhe shumë e zakonshme në shtete me sisteme të tilla, që edhe familjarët shumë të afërt të kenë bindje të ndryshme politike. Kështu duket të jetë edhe në familjen e analistit Armend Muja, ku vëllai i madh i tij Gazmendi ndanë bindje krejtësisht tjetër, të cilën e shpreh hapur edhe në rrjetet sociale.

Analisti Armend Muja tashmë është hapur i pozicionuar përkrah politikave të Albin Kurtit, dhe kundër ‘rendit të vjetër’ siç ai i quan partitë politike që kanë qeverisur vendin gjatë njëzet viteve të kaluara.

Ai me analizat e tij politike, kryesisht në RTV Dukagjini, mundohet t’i bind qytetarët se duhet të përkrahin Albin Kurtin dhe VV’në për ta qeverisur vendin, ndërsa partitë tjera të kalojnë për një kohë në opozitë derisa të reformohen.

Edhe nëse ka arritur të bind ndokënd, duket se te vëllai i tij Gazmendi nuk ia ka dalë.

Në një postim të fundit në rrjetin social facebook, Gazmendi i ka uruar ditëlindjen presidentit Hashim Thaçi, duke postuar një fotografi me të, dhe duke lartësuar figurën e të parit të shtetit, të cilit ja ka numëruar të arriturat gjatë kohës kur ka qeverisur me vendin.