Policia jep detaje për tentim vrasjen në Fushë Kosovë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se të shtënat kanë qenë në drejtim të veturës e cila po drejtohej nga një burrë.

“VRASJE NË TENTATIVË/Rr. “Dardania”, Fushë Kosovë 18.09.2022 – 19:05. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se në drejtim të veturës së tij një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë përveç dëmeve në veturë, nuk raportohet për të lënduar.