Policia jep detaje për zjarrin e mbrëmshëm në Fushë-Kosovë ku u lënduan disa persona

Mbrëmë është raportuar për një zjarr që shpërtheu në një kompleks banesor në Fushë-Kosovë.

Por Policia e Kosovës së fundi ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin ku theksohet se si pasojë e zjarrit dhe tymit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy zyrtarë policorë dhe disa qytetarët, e që sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa shkaqet e zjarrit pritet që në vendin e ngjarjes të dalë edhe eksperti i zjarrit.

Njoftimi i plotë:

Rr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë 17.03.2021-21:45. Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën për një incident zjarri kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë vërejtur se, një kompleks banesor është përfshirë në tym, për shkak të djegies së njehsorëve elektrik. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit, ekipet mjekësore dhe njësitet e KEDS-it, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme. Si pasojë e zjarrit dhe tymit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy zyrtarë policor dhe disa qytetarë, dhe sipas mjekëve gjendje e tyre është stabile. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa për shkaqet e zjarrit pritet që në vendin e ngjarjes të dalë edhe eksperti i zjarrit.