Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi, shkaktoi aksident me fatalitet dhe iku

Policia e Kosovës, me një postim në rrjetin social ka bërë thirrje publike për qytetarët që të ndihmojnë institucionet e rendit që të arrestojnë të kërkuarin Naser Demiri, shkruan Fokusi.info.

Sipas Policisë, ai ka shkaktuar aksident trafiku me fatalitet dhe ka ikur.

Organet e rendit po e kërkojnë të dyshuarin me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Njoftimi plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Gjilan,13 Maj 2022

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Gjilan , me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• Naser Demiri .

I lindur me 22/12/1990 në Gjilan

I dyshuari është i kërkuar për veprën Aksident trafiku me fatalitet

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 (pa pagesë)

– 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan

– E-mail adresa: [email protected]