Policia kërkon ndihmën tuaj për personin e zhdukur

Policia e Kosovës ka lëshuar të premten kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e një personi të zhdukur.

Bëhet fjalë për Jeton (Sokol) Markaj, i lindur me 14.02.1980 në Gllaviciqё të Pejёs.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]