Lajçak: Pres që Vuçiqi e Kurti të bien dakord për hapat konkretë drejt zbatimit të marrëveshjes

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për takimet e fundit që i zhvilloi në Kosovë dhe Serbi.

Lajçak, përmes një postimi në Facebook, tha se në takimin me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka theksuar nevojën e fokusimit të plotë në normalizim dhe në zabtimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj të Ohrit.

“Ndalesa ime e parë ishte në Prishtinë, ku u takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi. Gjatë takimit diskutuam pritshmëritë për takimin e ardhshëm në Bruksel dhe theksova nevojën e fokusimit të plotë në normalizimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj të Ohrit. Theksova gjithashtu rëndësinë e shmangies së çdo lëvizjeje të pakoordinuar që mund të prishë procesin”, ka shkruar Lajçak në Facebook.