Policia konfiskon kafshë të kontrabanduara në dy raste të ndara

Njësitet policore kufitare kanë konfiskuar gjedhë të kontrabanduar.

Në rastin në Viti, njësitet hetuese kanë ndalë një kamion që ka qenë duke u drejtuar nga një burrë, që po barte kafshë pa dokumente përkatëse, njofton Policia, transmeton Klan Kosova.

Rasti tjetër është në Lluzhan, ku poashtu për dallim nga rasti i parë që nuk është cekur numri i gjedhëve të konfiskuar, thuhet se janë konfiskuar dy krerë.

Kamionët janë konfiskuar poashtu në të dy rastet që me urdhër të prokurorit janë dërguar në procedurë të rregullt.