Policia kryen bastisje në Skënderaj, konfiskon aparate të lojërave të fatit

Policia në Skenderaj, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh), në orët e pasdites së datës 28 prill 2022, mbi dyshime të arsyeshme për veprimtari të kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” kanë realizuar bastisje.

Si rezultat i bastisjes në lokalin ku zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, pesë aparate (5), tre (3) monitor, tre (3) kompjuterë, një (1) printerë, një (1) skaner, dhe prova tjera që ndërlidhen me veprën penale.

Lidhur me rastin në cilësi të dyshuarit është intervistuar një person, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedure të rregullt, ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.