Policia liron plazhet, ndërhyn në Ksamil, Durrës dhe Tale

Policia është angazhuar në operacione për lirimin e hapësirave publike në plazhet e mbipopulluara.

Një ditë më parë policia liroi dhe vuri në dispozicion të pushuesve rreth 4000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas.

Janë hequr nga policia rreth 960 shezlone, çadra e tavolina, duke iu kthyer hapësira e plazhit pushuesve dhe zona është hapur për pushuesit.

Ndërsa sot aksioni po zhvillohet në Durrës ku janë hapur 3500 metra katrorë hapësirë e lirë për pushuesit dhe po ndiqen penalisht shtatë persona për pushtim hapësire publike dhe fshehje të ardhurave.

Në funksion të këtij aksioni është vënë në ndjekje penale drejtori i taksave në Bashkinë e Durrësit. Pas një aksioni në Tale të Lezhës, po ndiqen penalisht edhe drejtori i taksave të bashkisë së Lezhës për shpërdorim detyre./TCh