Policia mega-operacion antidrogë në Nikël të Fushë Krujës, kontrolle në sera dhe tunele për kanabis

Një megaoperacion i policie është duke u zhvilluar në Nikël të Fushë- Krujë!

Burime për Report Tv bëjnë me dije se forca të shumta policie të komisariatit të Krujës, drejtorisë së policisë së Durrësit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë nisur kontrollin për drogë në sera, tunele. Nuk dihet ende nëse ka fidanë kanabisi të zbuluara apo persona të arrestuar, pasi operacioni është në vijim e sipër.

Gazetari i Report Tv, Julian Shota raporton se gjatë muajve të fundit ka pasur një numër të madh të zjarrvëniene, të dyshuara si të qëllimshme përhapjen e parcelave të kanabisit.