Vdes mjeku i Spitalit të Prizrenit

Ka ndërruar jetë Dr. Ibrahim Opoja, internist në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i spitalit Afrim Avdaj përmes një njoftimi në Facebook.

“Ndahet nga jeta dr.Ibrahim Opoja, specialist i Mjekesise Interne në SP-Prizren”, ka shkruar Avdaj.

“Kurdo që të vdes dua që njerëzit që më kanë njohur të thonë se unë gjithmonë kam shëruar plagë, kam lehtësuar vuajtjet, por se edhe kam qenë rob i detyrës sime fisnike të ndihmoj të sëmurit. Përjetësisht falënderues për kontributin e dhënë ndër vite në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren”, ka shkruar Avdaj.