Policia njofton për një therje me thikë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 21:30, të enjten, ka ndodhur një therje me thikë në një lokal në rrugën “Gazmend Zajmi”, në lokacionin e njohur si “te Xhambaztë”, në Prishtinë.

Policia njoftoi se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i kryen hetimet.