Policia serbe prangos tre policë të Kosovës/ Qeveria Kurti: U morën peng

Media serbe Novosti raporton se tre policë të Kosovës janë arrestuar nga Policia e Serbisë sot.

“Anëtarë të njësive speciale të Policisë së Serbisë kanë arrestuar në territorin e Serbisë, tre ushtarë të armatosur deri në dhëmbë të shtetit të rremë të Kosovës,” – shkruan Novosti.

VIDEO

Një gjë të tillë ka raportuar edhe nga media B92.

Sipas Novostit, Vuçiç është informuar në mënyrë urgjente për këtë aksion.

Për çështjen ka reaguar edhe Policia e Kosovës me anë të një postimi në Facebook, ku e pranon se ka dyshime që janë kidnapuar tre zyrtarë kufitarë patrollues.

Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.

Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe.” – shkruan mes të tjerash Policia e Kosovës.

Kujtojmë se dje Policia e Kosovës arrestoi ditën e djeshme një të dyshuar për veprime kriminale në veri me emrin Millun Millenkoviq Llune, për të cilin sot edhe u protestua në veri të vendit.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme, policia e Serbisë arrestoi edhe dy qytetarë, Dervish Maliqin dhe Esat Muçollin. Arsyet e këtyre arrestimeve nuk janë bërë me dije.