Prishtina humb nga kampioni në fuqi, Feronikeli shumë afër titullit

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e ditës së sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, të cilat u luajtën në kuadër të xhiros së 30-të.

Sot në fushën e blertë zbritën dy skuadrat lidere të tabelës, ajo e Prishtinës dhe ajo e Feronikelit.

Feronikeli arriti që përballë rivalëve lokal, Drenicës, të shënonte fitore minimale me rezultatin 0:1, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm në këtë takim që i dha tri pikë Feronikelit, për të mbajtur kreun e tabelës, e shënoi Fazliu.

Në anën tjetër, skuadra e Prishtinës pati punë më të vështirë në përballjen me kampionët në fuqi, Dritën, ku luajtën si mysafirë.

Skuadra ‘bardh e kaltër’ dominoi takimin që nga minuta e parë e takimit, por për fatin e keq të tyre, ishin ata që të parët pësuan gol.

Një gabim në mbrojtjen kryeqytetase solli deri tek akordimi i një penalltie, të cilën për mrekulli e konkretizoi Gërbeshi, në minutën e 7’, shkruan lajmi.net.

Në pjesën e dytë, pas shumë tentimeve, Prishtina arriti që të gjente golin e barazimit me anë të Mankenda, i cili realizoi kur po luhej minuta e 56’.

Mysafirët nuk ndalën së kërkuari golin e fitores, por fati nuk ishte me ta. Ishte Khalid ai që goditi mirë me kokë, por shtylla ia mohoi golin.

Me barazimin e Prishtinës dhe fitoren e Feronikelit, janë këta të fundit që shkëputën me dy pikë në krye të tabelës.