Lekaj: Albin mos u fsheh, sot të erdhi dita ti zgjodhe të mos jesh aty

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj e ka quajtur dëshpërues mosshkuarjen e Albin Kurti për mandatim pas ftesës së Presidentit Hashim Thaçi të bërë sot për mesditë.

“Albin ku je? Mos u fsheh! Merri pergjegjësitë që të takojnë!”, është shprehur Lekaj, transmeton Klan Kosova.

“15 vite ekzistencë për të ardhur te dita e sotme. Dhjetra protesta të organizuara.
Qindra aktivistë të burgosur. Mijëra ditë burg të mbajtura. Tre qytetarë, përkrahës tu të vdekur si pasojë e aksioneve të Lëvizjes tënde”.

“Sot ty të erdhi dita, e ti zgjodhe të mos jesh aty!”.