Policia tregon se si Shpend Ahmeti u kërcënua në zyrë: Personi e kishte telefonuar edhe më herët

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për kanosjen që i është bërë dje Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili u ofendua verbalisht nga një person që hyri në zyren e tij.

Siç bën të ditur policia përmes raportit 24 orësh, rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00.

Personi në fjalë dyshohet se një ditë më parë e kishte kanosur Ahmetin edhe përmes telefonit.

Prokuroria është njoftuar me këtë rast, dhe po vazhdon të hetohet.

Njoftimi i plotë:

Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se një i dyshuar mashkull K/Shqiptar ka hyrë në objekt dhe duke e ofenduar verbalisht ka kërkuar takim me Kryetarin e Komunës. Dyshohet se një ditë më parë përmes mesazhit telefonik kishte kanosur të njëjtin. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar./gazetametro.net