Zyra e Grenellit nuk komenton letrën e Kurtit drejtuar Pence

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nisi një letër në adresë të Zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, në të cilën përmenden Richard Grenell e Hashim Thaçi.

Për Klan Kosovën nga Zyra e Kryeministrit Albin Kurti, kanë konfirmuar se shefi në detyrë i ekzekutivit ka çuar letër tek Mike Pence duke u ankuar se emisari special Richard Grenell nga Presidenti Hashim Thaçi u keqinformua lidhur me çështjet e Kosovës.

Në të përmendjen e emrit të emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi, tek Mike Pence, duket se nuk e shohin diçka serioze nga zyra e Richard Grenell.

Por në një përgjigjie për Klankosova.tv, ku kërkohej qëndrim lidhur me letrën në adresë të Pence, thuhet se e shohin diskutim diplomatik personal të Kurtit.

“Asnjëherë nuk bëjmë komente për çfarëdo komunikimi diplomatik personal që mund të ekzistojë”, thotë shkurtimisht Dick Custin nga Zyra e Richard Grenell.

Duke qenë se në këtë letër u përmend Presidenti Hashim Thaçi ku sipas Kryeministrit Kurti e ka keqinformuar Richard Grenell rreth planeve të tij për ndarje, pati reagim publik vetëm nga Adil Behramaj, Këshilltar Politik i Presidentit të Kosovës.

Ai u shpreh se me këtë letër kryeministri në detyrë i fyu përsëri Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vuri në dyshim inteligjencën amerikane meqë Richard Grenell është drejtues i 17 shërbimeve.