Policia ua zë pritën hajnave në Malishevë, përdoren edhe armët

Një person ka shtënë me armë në drejtim të Policisë, pasi ishte duke ikur nga një vjedhje e rëndë që kishte ndodhur në fshatin Mirushë e Malishevës.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:53, kur njësia policore i është përgjigjur një thirrjeje për një rast të vjedhjes së rëndë, pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kërkimit të personave të dyshuar kanë takuar tre persona, ku pasi u është dhënë urdhri për ndalim, njëri nga të dyshuarit në afërsi prej rreth 15 metrash ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, po ashtu edhe zyrtarët policorë i janë kundër përgjigjur duke shtënë në drejtim të tyre.

Të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Në njoftimin e Policisë thuhet se nuk raportohet për të lënduar, është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar./Fokusi.info/