Portieri i Përfaqësueses së Kosovës pranë zyrtarizimit te Nottingham Forest

Arijanet Muric do të bëhet me skuadër të re brenda kësaj jave. Sikurse shkruan gazeta britanike “Telegraph”, portieri i përfaqësueses së Kosovës do të huazohet nga Manchester City te Nottingham Forest, në Championship, shkrun supersport.al.

Në fakt, 20-vjeçari ka tërhequr interesin e një numri të madh klubesh në Evropës, por Pep Guardiola ka preferuar ta huazojë po në futbollin anglez, ndonëse në një kategori më poshtë.

Muric luajti një rol kyç te Manchester City gjatë sezonit të kaluar në Carabao Cup, ku u aktivizua në total në 5 ndeshje.

“Gardiani” i përfaqësueses së Kosovës do të ketë mundësi të fitojë më shumë përvojë nën urdhrat e një emri të njohur, si Sabri Lamouchi, që drejton Nottingham Forest.