Portugalia mposhtë me lehtësi Serbinë, Ronaldo shënon gol të bukur (Video)

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar në udhëtim te Serbia me rezultat 2 – 4 në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Pas një pjese të parë pa shumë emocione, të mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të
portugezëve falë golit të Carvalho-s, i cili ka përtuar nga një gabim i portierit të
vendasve, takimi është ndezur në pjesën e dytë.

Guedes ka dyshuar avantazhin e miqve në minutën e 58-të pas një aksioni të
mrekullueshëm individual. Serbët kanë reaguar 10 minuta më mbrapa, duke
ngushtuar diferencat me mbrojtësi i Fiorentina-s, Milenkovic.

Dhjetë minuta para fundit të takimit ka ardhur edhe momenti i Cristiano Ronaldo-s,
i cili ka mposhtur portierin Dmitrovic me një goditje të zgjuar brenda zonës së
rreptësisë.

Vendasit nuk janë dorëzuar dhe pesë minuta më pas kanë gjetur golin e dytë me
Mitrovic, por goli i Bernanrdo Silva-s në minutën e 86-të ka shuar përfundimisht
shpresat e serbëve dhe ka ksuar shifrat në 4-2.

Me këtë fitore, Portugalia shkon në pesë pikë dhe ngitet në vendin e dytë, tetë pikë
larg Ukrainës, por me dy ndeshje më pak. Serbia, nga ana tjetër, zbret në vendin e
katërt, me 4 pikë të grumbulluara pas katër ndeshjesh.

https://www.youtube.com/watch?v=Ae9gGuXMtCA