Portugalia siguron kualifikimin, mposht bindshëm Uruguain

Portugalia ka shënuar fitore ndaj Uruguait, me rezultat 2-0, në kuadër të rrethit të dytë të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror.

Ishte minuta e 54-të, kur Bruno Fernandes krosoi bukur në zonë për Ronaldon, i cili kërceu por nuk arriti ta devijonte topin, por që e hutoi portierin.

Kësisoj, goli iu regjistrua Bruno Fernandesit.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Bruno Fernandes shënoi nga penalltia, pasi Ronaldo paraprakisht u largua nga loja.

Kjo fitore e dërgon tutje Portugalinë, që i bashkohet Francës dhe Brazilit, si tri ekipet e kualifikuara.

Portugalia gjendet e para në grupin H me gjashtë pikë dhe prin e vetme.

Uruguai gjendet i fundit aktualisht me vetëm një pikë dhe do ta kërkojë kualifikimin tutje në ndeshjen direkte që e ka me Ganën.