Liverpool nuk njeh kundërshtar, e fitoi edhe derbin ndaj Manchester City-t (Video)

Liverpool ka fituar derbin ndaj Manchester Cityt në Premierligë në ‘Anfield Road’ me rezultat 3 – 1, shkruan Fokusi.info.

Ishte Fabinho që shënoi i pari për vendasit në minutën e 6-të për epërsinë prej 1 – 0.

Ishte vetëm minuta e 12-të kur Mohamed Salah dyfishoi epërsinë në 2 – 0, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë Liverpool ngriti epërsinë në 3 – 0, përmes Sadio Mane.

Krejt në fund, City shënoi golin e nderit me Bernardo Silvën në minutën e 78-të.

Me fitore, Liverpool tashmë ka 34 pikë, tetë më shumë se pozita e dytë që mbahet nga Leicester City.

Kurse, City mbetet në pozitën e katërt me 9 pikë më pak se lideri, rivali i sotëm.

https://www.youtube.com/watch?v=n2cU_NCGaAs